Mirsad Shkreta është kandidati i vetëm që kaloi testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Rezultatet janë publikuar me kode, por Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së që kandidati i vetëm që ka kaluar testin është Mirsad Shkreta, ish-deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe kryetar i degës së kësaj partie në komunën e Hanit të Elezit.
Shkreta ka dal i vetmi kandidat që ka kaluar testin me 65.5 pikë, ndërsa testin nuk e ka kaluar ish-drejtori i QKSUK-së Kastriot Meqa me 47 pikë.
Në test nuk kanë marr pjesë kandidatët Zana Sllamniku-Dalipi, Aida Rexhepi dhe Shqiprim Bajrami