Real Madridi është fokusuar për ta përforcuar ekipin për Kupën e Botës për Klube 2025, me Cristiano Ronaldon në mesin e objektivave kryesor sipas mediumit spanjoll Fichajes.
Klubi po e konsideron një marrëveshje huazimi për sulmuesin legjendar, diçka që ka ngjallur emocione në mesin e tifozëve.
Rikthimi i mundshëm i Ronaldos do të dhuronte një shtytje të madhe për ekipin për ta fituar këtë garë, falë eksperiencës dhe përvojës së tij.
Përveç Ronaldos, Real Madridi po snyon të bëjë edhe disa blerje të profilit të lartë.

Klubi thuhet se është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për Trent Alexander-Arnold për pozitën e krahut të djathtë, teksa Ibrahima Konate dhe Martin Zubimendi po konsiderohen për mbrojtjen dhe mesfushën.
Dean Huijsen është gjithashtu një kandidat i mundshëm për t’u bërë pjesë e ‘Los Blancos’.
Strategjia e klubit është që të ndërtojnë një ekip të mirë duke vënë një ekuilibër mes lojtarëve të rinj dhe veteranëve
Me disa lojtarë të rëndësishëm të cilët po shkojnë drejt përfundimit të kontratave të tyre, duke përfshirë Luka Modric, ardhja e Martin Zubimendit po shihet si një zgjidhje afatgjatë për mesfushën.
Bordi i klubit gjithashtu po konsideron mundësinë e largimit të disa lojtarëve, me Jesus Vallejo dhe David Alaba që mund të largohen varësisht nga ofertat që vijnë në drejtim të tyre