Skandali i mishit të pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

by Nexhat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në shqyrtim referimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për skandalin e mishit të pulës të importuar nga Brazili, i cili u ndalua në Portin e Durrësit për shkak të pranisë së salmonelës.

Burime zyrtare konfirmojnë se për hetimin e këtij rasti është caktuar, me short, prokurori Platin Aliçka, i cili pritet që brenda 15 ditësh të regjistrojë procedimin penal. Megjithatë, organi hetues nuk ka bërë publik emrin e kompanisë që importoi produktin e kontaminuar

banner

Rasti u zbulua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas analizave të kryera mbi një mostër të mishit të pulës (fileto e ngrirë), ku u identifikua prania e bakterit Salmonella Typhimurium.

Sipas AKU, është bërë e mundur gjurmimi dhe bllokimi i produktit, si dhe janë marrë masa administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

“Subjekti importues është inspektuar për ndjekjen e gjurmueshmërisë dhe është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale, lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektimin e kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënien e informacionit të pasaktë”, njoftoi zyrtarisht AKU përmes një komunikate për mediat.

Hetimet pritet të zbardhin përgjegjësinë e importuesit dhe masat që do të merren ndaj tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy