Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë se SHBA “duhet të ketë Grenlandën” për sigurinë globale.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën”, tha presidenti.
“Gjë që është shumë e rëndësishme – për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk mundemi.”
Bëhet e ditur se Trump pretendoi se kontrolli amerikan i Grenlandës është një çështje paqeje “për të gjithë botën”, jo vetëm për SHBA-në, shkruan CNN.
“Shikoni, ju keni anije luftarake në të gjithë vendin që kalojnë pikërisht nga Grenlanda. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, shtoi Trump
Trump tha se besonte se Danimarka dhe Bashkimi Evropian e kuptonin pozicionin e tij për rëndësinë e territorit, por shtoi një paralajmërim: “Dhe nëse ata nuk e kuptojnë, ne do të duhet t’ua shpjegojmë atë.”
Raportohet se zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe gruaja e tij po vizitojnë sot territorin gjysmë autonom danez, duke e bërë Vance zëvendëspresidentin e parë amerikan që viziton Grenlandën.
“Ata do të jenë përfaqësues të mirë të vendit tonë”, tha Trump.
Ndryshe, politikanët e Grenlandës e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se kundërshtojnë aneksimin dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen i bëri thirrje Trumpit që të respektojë “rregullat themelore të sovranitetit”.
Një sondazh i kryer nga një gazetë e përditshme në janar tregoi se 85% e popullsisë së Grenlandës nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së dhe pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se interesi i Trumpit përbënte një kërcënim
Republicans against Trump/ Trump: We need Greenland for international security. We have to have Greenland. It’s not a question of, ‘Do you think we can do without it?’ We can’t.