Në Ditën Botërore të Teatrit, në Kosovë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatrin.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se qeveria u është falënderuese të gjithë atyre që përbëjnë kominitetin teatror, prej atyre të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët në skenë e deri tek skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra, të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit.
Bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, të përbërë nga: Alban Beqiraj, Aurita Agushi, Agon Myftari dhe Xhevdet Doda, ministri Çeku ndau disa çmime.
Çmimi kombëtar për veprën jetësore kostumografes Samka Ferri.
Çmimi për shfaqjen më të mirë iu dha Teatrit Kombëtar të Kosovës, për shfaqjen “Martesa”.
Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”.
Çmimi për aktorin më të mirë iu dha Shpëtim Selmanit, për rolin e tij në shfaqjen “Të Bardhët”.
Çmimi për përfaqësim të suksesshëm ndërkombëtar iu dha Qendrës Multimedia.