Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

by Nexhat

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është distancuar nga polemikat që janë krijuar pas deklaratës që ai dha pas fitores ndaj Osasunës mbrëmjen e së enjtes.

Tekniku gjerman kishte thënë se Barcelona është më ndryshe se sa Real Madridi, diçka për të cilën Carlo Ancelotti u pajtua të premten, duke thënë se Flick kishte të drejtë se Real Madridi nuk është Barcelonë.

banner

Një nga temat më të diskutuara këtë javë ishte apelimi i rezultatit nga Osasuna, të cilët pretendojnë se Barcelona ka futur pa leje në fushë Inigo Martinezin.

Flick tashmë ka dhënë mendimin e tij për këtë çështje.

“Çdo klub është përgjegjës për punët e veta. Nuk mund të them asgjë për këtë. Ne kemi fituar tri pikë dhe ky është fokusi im”.

“Unë jam i fokusuar tek ndeshja e radhës. Ka shumë ndeshje për momentin. Ne i analizojmë ndeshjet dhe kundërshtarët dhe nuk ka shumë kohë për të menduar për gjëra të tilla”.

“Përveç kësaj, nuk është diçka që më shqetëson mua. Unë nuk kam informacione për këtë për momentin”

Flick gjithashtu ishte plotë lëvdata për Ancelottin teksa i zgjati dorën e paqes Real Madridit.

“E respektoj Real Madridin gjithashtu edhe Carlo Ancelottin, një nga trajnerët më të mirë në botë dhe një person shumë i mirë”.

“Unë e kam respektin absolut për të. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për të ose Real Madridin, por ne jemi Barca dhe është ndryshe. La Masia, lidhjet janë fantastike. Ndihemi sikur një familje, të gjithë së bashku”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy