Jurgen Klopp është lidhur me një rikthim sensacional në stol në më pak se një vit pasi u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024.
Pasi u ndje se nuk i ka mbetur më energji e nevojshme për të vazhduar tutje, Klopp dha doërheqje nga pozita e trajnerit tek Liverpoolit pas nëntë viteve tejet të suksesshme në ‘Anfield’.
Klopp, i cili fitoi çdo trofe të mundshëm tek Liverpooli, ka shijuar një pushim nga futbolli duke marrë pozicionin si shef i ‘Global Soccer’ tek Red Bull.
Megjithatë është lënë të kuptohet se tekniku gjerman nuk dëshiron të nxitohet për t’u rikthyer si trajner, por ka disa klube për të cilat ai mund të nënshkruajë.
Sipas një raportimi nga TBR Football, ka tri klube të cilat do t’i interesonin Kloppit për një të ardhme të afërt.

Gazetari Graeme Bailey ka pretenduar se emri i Jurgen Klopp po diskutohet nga Real Madridi për shkak të dyshimeve për të ardhmen e Carlo Ancelottit.
Në një kthesë interesante të ngjarjeve, Klopp është gjithashtu kandidat edhe për stolin e Brazilit në rast se këta të fundit nuk emërojnë Ancelottin.
Dhe së fundmi, Klopp ishte lidhur gjithashtu edhe me emërimin si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para se të largohej nga Liverpooli, por ky pozicion tashmë është zënë nga Mauricio Pochettino.
Sidoqoftë, argjentinasi nuk ka pasur një fillim të mirë të aventurës atje dhe Klopp besohet se mbetet një objektiv në rast se Pochettino largohet para kohës