Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE, .
Plakolm ka thënë se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një top-prioritet për Bashkimin Evropian.
“Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, ka shkruar ajo.
Ky qëndrim i ministres austriake vjen pasi ajo gjatë dy javëve të fundit ka pasur rastin që të flasë me qeveritarë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi
Claudia Plakolm/ The future of the #WesternBalkans lies in the #EU. Over the past two weeks, I had the opportunity to speak with all our friends in the Western Balkans:@IgliHasani,@DinoKonakovic,@BislimiBesnik,@maidagorcevic,@OMurtezania nd Tanja Miščević