Paga minimale do të jetë 500 euro nga janari i vitit 2026, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të PS.
Sipas kreut të PS, në Shqipërinë e vitit 2030 paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro, ndërsa në vitin 2024 u mbyll me shirën 100 euro.
“Paga mesatare ishte 322 euro në vitin 2013, viti 2024 u mbyll me pagën mesatare 1000 euro, në Shqipërinë e 2030 do të jetë të paktën 1200 euro. Në janar të vitit 2026 me një vendim që do të merret paga do të jetë 500 euro. Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga një rritje e shpejtë sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, në vitin e parë s’do të kenë asnjë detyrim tatimor për shtesën. Janë hapur mbi 300 mijë vende pune, ambicia jonë është pensioni të jetë 400 euro në Shqipërinë 2030 për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të tjerët që të shkojë në 200 euro”, ka theksuar Rama.