Ministria e Financave ua ka ekzekutuar dje pagat zyrtarëve publikë për muajin mars. Por disa kategorive, përfshirë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, FSK-së, Shërbimit Korrektues dhe Zjarrfikësve, nuk u janë ekzekutuar edhe pagesat për punën gjatë ndërrimit të natës dhe për orët shtesë.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës për shkak të angazhimeve shtesë janë ata që kryesisht edhe paguhen më shumë në këtë drejtim
Por, të njëjtit një ditë më parë bashkë me pagën bazë të marsit nuk kanë marrë edhe pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë.
Ndaj vonesës për ekzekutimin e këtyre shtesave u ankua një natë më parë Sindikata e Policisë, duke thënë se policët në prag të festës së Bajramit, nuk e morën kanë marrë pagën e merituar
Mosrealizimin e këtyre pagesave po e konsideron skandal njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha.
“Mos pagesa e orëve shtesë për zyrtarët policorë thënë më së buti është një mos një planifikimi duhur, për të mos thënë është një jo seriozitet i skajshëm i ministrisë respektive, dhe në vend të luajtjes ping pong të ministrive në mes veti duke bartë përgjegjësitë, do duhej të koordinoheshin paraprakisht”, ka thënë Valdet Hoxha, njohës i çështjeve të sigurisë.
Përveç tyre, këto pagesa nuk janë realizuar as për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Sipas informacionit që kam nuk kanë dalë, për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, deri më tash nuk kanë dalë”, ka thënë Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës në SHKK