Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3-2 në shtëpi ndaj Leganesit në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit spanjoll.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 32-të përmes Kylian Mbappe i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Pas pësimit të golit, mysafirët befasuan tifozët në ‘Santiago Bernabeu’ duke arritur ta përmbysin rezultatin brenda pak minutave.
Fillimisht realizoi Diego Garcia për rezultatin 1-1 në minutën e 37-të pas një kundërsulmi të shpejtë, teksa në të njëjtën mënyrë Leganes realizoi sërish përmes Dani Raba në minutën e 41-të për 2-1.

Në pjesën e dytë Carlo Ancelotti bëri disa zëvendësime të cilat në fund i sollën fitoren ‘Los Blancos’.
Për të barazuar shifrat u përkujdes Jude Bellingham i cili realizoi për 2-1 në minutën e 47-të të sfidës.
Në minutën e 54-të Real Madridi ishte i pafat kur pas një aksioni të mirë Brahim Diaz u ndal nga shtylla.

Goli i fitores për Real Madridin erdhi në minutën e 76-të pas një skeme të organizuar nga gjuajtja e lirë ku Kylian Mbappe shënoi një gol të bukur për 3-2.
Me këtë fitore Real Madridi shkon në kuotën e 63 pikëve po aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur.