Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar festen e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Tërnava tha se kjo festë është një dhuratë nga Zoti ndaj përkushtimit të muajit të Ramazanit.
“Zoti i madhërishëm thotë ka shpëtuar ai që është pastruar që përmend emrin e zotit të vet dhe që fal namazin, kjo festë është një dhuratë prej Zotit ndaj përkujtimit të muajit të Ramazanit. Fitër Bajrami sjell gëzim dhe hare në familjet tona ngase është moment qe i bashkon ato, kultivon vëllazërinë mes nesh, gjatë kësaj feste zemrat bashkohen, vëllezër dhe motra, kjo festë është më popullore dhe më me ndikim në shoqërinë tonë, populli ynë e feston Bajramin duke ruajtur vlerat e solidaritetit dhe mirësisë”.
“Urime festa e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë!”, tha Tërnava.