Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin

by Nexhat

Club Brugge mund të përballet me një detyrë të vështirë për të mbajtur mesfushorin Ardon Jashari këtë verë me një numër klubesh dhe skuadrash të Ligës Premier dhe në të gjithë Evropën që po ndjekin zhvillimin e lojtarit.

22-vjeçari është një nga lojtarët më të ndritur në skuadrën belge që arriti në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve

banner

Kështu, paraqitjet e tij të mira me Club Brugge, por edhe me kombëtaren e Zvicrës kanë bërë që Jashari të bie në sy të skuadrave evropiane

Sipas mediumit Sky Sports, mesfushori me prejardhje shqiptar i Club Brugge, mund të kalojë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

Së paku tre klube të kampionatit elitar anglez janë duke e monitoruar situatën, ku për Jasharin janë të interesuar edhe më shumë klube nëpër Evropë

Javët e fundit, Jashari ishte i lidhur me Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Juventus, ndërsa çmimi i tij në treg vlerësohet të jetë 25 milionë euro. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy