Ka pasur spekulime të shumta rreth të ardhmes së trajnerit Xabi Alonso te Bayer Leverkuseni. Por, drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Simon Rolfes, nuk është i shqetësuar.
Ai ka thënë se Alonso do të mbetet në krye të skuadrës gjermane
“Jo, ai do të qëndrojë. Nuk ka asgjë tjetër. Ai ka thënë se nuk ka asgjë. Alonso ka kontratë me ne”, ka thënë Rolfes pas fitores 3:1 të Leverkusenit ndaj Bochumit të premten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës.
Spanjolli Alonso është trajner i Leverkusenit prej tetorit të vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2026.
Për të është folur shumë se mund t’i bashkohet Real Madridit në verë, si zëvendësues i Carlo Ancelottit.
“Jemi në bisedime për këtë edicion dhe të ardhshmin, ashtu siç është planifikuar. Kjo është situata”, ka theksuar Rolfes.
Alonso si trajner i Leverkusenit e ka fituar Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën gjermane
U mposht thellë në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.