Vdes mjekja kosovare, Specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri

by Nexhat

Doktoresha kosovare dhe specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri, ka vdekur në orët e para të së shtunës. Lajmin për këtë e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

Në këtë njoftim të Spitalit të Gjilanit, shkruhet se doktoresha Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e spitalit në përgjithësi.

banner

Njoftimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Dr.Halide Haziri specialiste e Dermatologjisë.

Dr Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri dhe Podvorica, miqëve dhe të afërmve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr.Halide Hazirin.

 U prehtë në paqe shpirti i saj!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy