Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, vazhdon serinë e tij të golave, duke ndihmuar Barcelonën të arrijë objektivat e saj këtë sezon.
36-vjeçari ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë tre asistime në 41 ndeshje gjithsej, duke e mbajtur atë në krye të listës së golashënuesve të La Ligës
Ndërkohë, Barcelona kryeson ligën, përgatitet për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit, ka arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka fituar Superkupën e Spanjës këtë dimër.
Me një shans të madh për të fituar trofe të shumtë, Lewandowski do të përfitojë edhe financiarisht
Bonuses in Robert Lewandowski’s Barcelona contract:
– €600k if they win the league
– €800k if they win the domestic double
– €1m if they win the Champions League
– €2m if they win the treble —
Mediat spanjolle apo më saktë gazeta Sport ka zbuluar bonuset që ai mund të marrë për suksesin e skuadrës këtë sezon.
Lewandowski thuhet se do të fitojnë bonus prej 600 mijë eurosh për fitimin e La Ligës, teksa dy trofetë vendas do t’i sillnin bonus prej 800 mijë eurosh.
Triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i shtonte yllit polak plot edhe 1 milion euro, ndërsa sigurimi i të tre trofeve do të sillte një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh