Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më datë 09.02.2025, bazuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjore.
PZAP-i, njofton se për të gjitha ankesat e pranuara, ka arritur t’i shqyrtoj dhe të vendosë brenda afateve të përcaktuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, sipas kësaj mënyre të vendimmarrjes;
-Aprovim – 249 vendime
-Refuzim – 242 vendime,
-Të palejuara – 73 vendime,
-Të tërhequra – 4 vendime,
-Të pas afatshme – 53 vendime,
-Të dorëzuara në Komisionin e Pavarur për Media – 17 ankesa,
-Të dorëzuara në Këshillin e Mediave të Shkruara – 2 ankesa,
-Pjesërisht të pranuara – 2 vendime.
Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-i për Subjektet Politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Pulitke, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatet, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro.
Ndaj vendimeve të PZAP-it, janë paraqitur 47 ankesa në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, ndër to; në 34 raste vërtetohen vendimet e PZAP-ës, ndryshohen pjesërisht 7 vendime, ndërsa 6 vendime të PZAP-ës ndryshohen nga Gjykata Supreme.