Presidentja Osmani shkon në BIK për të uruar festën e Fitër Bajramit

by engel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkuar për vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Osmani uroi festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë, teksa uroi që besimtarëve t’i është pranuar agjërimi.

“Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame t’i urojmë të gjithë qytetarët me fat Bajramin me shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të janë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet begati për secilën familje në secilën shtëpi”, tha Osmani.

banner

Ajo tutje tha se shpreson që fryma e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit.

“Shpresoj që kjo festë por edhe i gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për secilin qytetarë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy