22
Donald Trump ka kërcënuar Iranin me “bombardime” dhe dyfishim tarifash doganore nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA-në për programin bërthamor iranian.
“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime si kurrë më parë,” tha presidenti i Shteteve të Bashkuara në një intervistë për NBC Neës.
Megjithatë, ai shtoi se zyrtarët amerikanë dhe iranianë janë duke zhvilluar bisedime.