Gjokoviq humb nga një 19-vjeçar në finalen e turneut Masters në Miami – SHBA

by engel

Tenisti 19-vjeçar Çek, Jakub Mensik, fitoi turneun Masters 1000 të Miami, suksesi i parë në karrierë në një turne të madh.

Në finale ai mundi 2-0 serbin Novak Gjokoviq (7-6, 7-6) pas më shumë se dy orësh lojë.

banner

Një rezultat surprizë, pasi teksa të gjithë prisnin triumfin numër 100 në karrierë për Gjokoviq, por ishte Mensik, numri 54 në botë, që fitoi.

Ai arriti të tregojë pjekuri dhe qetësi në “tie break”, në të dyja setet. Mensik u mbështet në lojën e tij të zakonshme të bazuar në shërbime të forta.

Gjokoviq u përpoq të përdorte të gjithë repertorin e tij të jashtëzakonshëm, por nuk ia doli dot mbanë. Më pas, në fazat vendimtare të setit të dytë, ai pati një rënie fizike, që ishte fatale për 38-vjeçarin.

Për çekun ky është triumfi i karrierës, pasi kurrë më parë nuk kishte fituar ndaj Gjokoviq, duke ngritur lart një trofe prestigjioz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy