Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kamberi njoftoi se ftesës së presidentit Vuçiq iu përgjigj duke e njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto konsultime,
“Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombësit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”, shkroi Kamberi në postimin të cilin ia bashkëngjiti edhe letrën e plotë që ia dërgoi Vuçiqit.