Liverpoolit i vjen një ofertë prej 60 milionë euro për yllin e skuadrës

by Nexhat

Harvey Elliott është një nga talentët më të mëdhenj të Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Anfield në verë.

Mesfushori anglez nuk është një titullar i rregullt te The Reds dhe po mendon largimin në drejtim të një skuadre ku do të ketë më shumë minuta.

banner

21-vjeçari ishte bashkuar me Liverpoolin në vitin 2019, derisa këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje ku ka shëuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Te Liverpooli e dinë potencialin e Eliott, por lojtari mund të largohet në verë me Newcastle United që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

‘Laraskat’ janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për transferimin e Elliott në St James Park.

Lojtari kërkon më shumë minuta dhe nëse nuk i garantohen ato nga Arne Slot për sezonin e ardhshëm, atëherë ai mund të vendos të largohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy