Manchester City ndahet me tre lojtarë këtë verë

by jonzefaj

Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan e Jack Grealish nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm.

Të tre futbollistët do të largohen nga kampioni i Anglisë më të përfunduar sezoni aktual, ka shkruar të hënën “Sky Sports”.

banner

Belgut De Bruyne e gjermanit Gundogan do të largohen si lojtarë të lirë pasi kontratat u skadojnë në verë, ndërsa Grealish do të nxirret në shitje për shkak se ka kontratë deri në vitin 2027.

Ky është vendimi i trajnerit Pep Guardiola, i cili synon që gjatë verës të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për të luftuar sërish për titullin e kampionit të Anglisë dhe trofetë tjerë.

De Bryne, Gundogan e Grealish, së bashku kanë shënuar 8 gola deri më tani këtë sezon për Cityn që nuk ka treguar formë të mirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy