Ja kush mbeti i vdekur dhe kush e shkaktoi aksidentin fatal me veturë në Bresje (Fushë Kosovë)

by engel

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin Bresje, ku një këmbësor ka humbur jetën.

Viktima i cili u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje është Selim Muqiqi, ndërsa shoferi i dyshuar është arrestuar.

banner

Për vdekjen e viktimës ka njoftuar edhe familja e tij, me ç’rast kanë bërë me dije se sot do t’i jepet lamtumira e fundit, në ora 17:00 në varrezat e fshatit në Llapashticë të Epërme.

I ndjeri u godit nga një veturë me targa të rajonit të Prishtinës, që po e drejtonte një 28-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në ndalim.

Raportohet se personi që dyshohet për shkaktimin e aksidentit është Egzon Berjani.

Në vendin e ngjarjes, njësitet përkatëse të Policisë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Njësia e Trafikut Rajonal, ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy