Nga termeti në Mianmar, rreth 700 vdiqën kur ishin duke u falur në xhamitë e vendit

by engel

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat, tha të hënën qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit.

Zëdhënësi i qeverisë Zaë Min Tun tha për MRTV-në shtetërore se 3,400 të tjerë janë plagosur dhe më shumë se 300 rezultojnë të zhdukur. Ushtria kishte raportuar më parë 1,644 të vdekur, por nuk dha shifra specifike në përditësimin e saj, raporton Associated Press.

banner

Tërmeti me magnitudë 7.7 ndodhi mesditën e së premtes, duke shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë në kryeqytetin Naypitaë dhe qytetin e dytë më të madh, Mandalay.

Ishte koha e lutjeve të së premtes për pakicën myslimane të vendit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe rreth 700 besimtarë vdiqën kur u shembën xhamitë, tha Tun Kyi, një anëtar i komitetit drejtues të Rrjetit Mysliman të Revolucionit Pranveror të Mianmarit.

Nuk është e qartë nëse edhe ata ishin përfshirë tashmë në numërimin zyrtar të viktimave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy