“Reforma në drejtësi është kapur për qëllime politike”, Zhupa: PD dhe Berisha synojnë ta ndryshojnë përmes…

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi dhe institucionet e saj, GJKKO dhe SPAK, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24

Zhupa deklaroi se PD dhe lideri i saj kanë një qëndrim të qartë kundër kapjes politike të institucioneve të drejtësisë nga qeverisja socialiste

banner

“Ne kemi një qëndrim parimor. Reforma në drejtësi duhet të jetë e plotë, ashtu siç u votua me 140 vota nga të dyja palët, por më pas u deformua nga ligje të bëra me porosi për qëllime politike. Qëndrimi i PD është që të ndjekim standardet e Evropës dhe të zbatojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias,” tha ajo.

Zhupa theksoi se opozita do të vazhdojë betejën për një sistem drejtësie të pavarur dhe të paanshëm, duke kundërshtuar çdo tentativë për ta përdorur atë si mjet politik.

“PD dhe lideri i saj e ka bërë të qartë qëndrimin tonë. Nuk kemi qëndrim me kapjen e institucioneve të drejtësisë për qëllime politike siç po ndodh tani me qeverisjen socialiste. Për ne kemi një qëndrim parimor, duhet një reformë e plotë në drejtësi ku ato ligje që janë miratuar me 140 vota për reformën në drejtësi nga të dyja palët dhe më pas është kapur nga ligje të bëra me porosi dhe për t’u përdorur për luftë politike. Qëndrimi i PD është të ndjekim standardet që parashikon Evropa dhe drejtësia e avancuar përmes Komisionit të Venecias”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy