SHBA nisën sot sulmet ndaj Shtetit Islamik

by engel

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ajrore kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (IS) në Somalinë veriore të shtunën , duke vrarë “luftëtarë të shumtë”, tha Komanda Amerikane e Afrikës.

Operacioni i cili u krye në koordinim me AFRICOM dhe qeverinë federale të Somalisë, shënjestroi pozicionet e IS-it në juglindje të qytetit të Bosaso në rajonin gjysmë-autonom Puntland, sipas konferencës.

banner

Raportet fillestare tregojnë se shumë luftëtarë të ISIS në Somali janë vrarë dhe asnjë civil nuk është plagosur.

Ky është operacioni i dytë ushtarak i AFRICOM kundër xhihadistëve në Somali brenda 48 orëve.

Autoritetet e shtetit Puntland, të cilat mbështeten në disa operacione nga forcat amerikane nisën një sulm dhjetorin e kaluar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Shteti Islamik mban forca të kufizuara në Somali, por veprimet e tij janë të zbehta në krahasim me Al-Shabaab, një fraksion që është zotuar për besnikëri ndaj Al-Kaedës. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se ISIS po forcon forcat e tij në Somali.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy