Trupi i pajetë i 24-vjeçares Rayan Alwan, e vrarë nga babai i saj më 22 shkurt në një dhomë me qira në Tiranë, ndodhet ende në morg, pasi asnjë familjar nuk ka kërkuar ta tërheqë.
Hetimet janë zgjeruar, duke përfshirë edhe dyshime ndaj nënës së viktimës, e cila ndodhej në Gjermani në momentin e krimit. Autoritetet dyshojnë se ajo është larguar drejt Libanit pas ngjarjes. Më 26 shkurt, nëna kallëzoi në Gjermani se vajza e saj po shantazhohej për një video, por hetuesit besojnë se kjo mund të ketë qenë një alibi.
Babai i 24-vjeçares, Fadi Alwan, u largua nga Shqipëria pas vrasjes dhe dyshohet se ndodhet në Liban. Në këtë shtet është shpërndarë një lajm se Rayan Alwan kishte vdekur në një aksident në Gjermani, çka ka ngritur dyshime mbi përpjekjet për të fshehur ngjarjen.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e vrasjes