Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

by Nexhat

Për një kohë të gjatë, Carlo Ancelotti ka qenë i zëshëm sa i përket dëshirës së tij për të vazhduar si trajner i Real Madridit, ani pse e ardhmja e tij në ‘Santiago Bernabeu’ është e dyshimtë. 

 Tekniku italian është lidhur me një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll tash e sa kohë, por gjithmonë ka qenë i vendosur për të qëndruar në klub deri në përmbushje të kontratës. 

banner

 Sidoqoftë, një raportim i ri nga The Athletic sugjeron se Ancelotti po e konsideron të ardhmen e tij tek Real Madridi.  

Raporti përmend disa faktorë të ndryshëm të cilët po thuhet se kanë ndikim në mendjen e italianit. 

 Ancelotti thuhet se është në dijeni për bisedimet mes Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të marrë drejtimin në të ardhmen e afërt.  

Ndër të tjerash, besohet se Ancelotti po ndihet i konsumuar nga këto katër vite sa ka qenë në kryë të Real Madridit.  

Për më shumë, djali dhe asistenti i tij, Davide Ancelotti, ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.  

Ky vendim, në rast se zbatohet, do të ishte një goditje e madhe për Carlo Ancelottin, ndoshta duke e detyruar të largohet nga Spanja.  

Një tjetër arsye ka të bëjë me lajmet që po qarkullojnë mbi të ardhmen e tij, për të cilat Ancelotti dyshon se po i bën dikush nga klubi.  

Duke pasur të gjitha këto në mendje mes interesimit nga kombëtarja e Brazilit që është e interesuar për Ancelottin, me gjasë ky do të jetë sezoni i tij i fundit si trajner i madrilenëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy