Anëtari i AAK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

by Nexhat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon te jenë e palëkundur në qëndrimin e saj kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, tha se aleanca punon çdo ditë në arritjen e një koalicioni të partive opozitare dhe formimin e një qeverie nga opozita.

banner

Duke komentuar qëndrimet e dy partive më të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së për postin e kryeministrin, Demhasaj thotë se ky post i takon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së dhe se partitë e tjera opozitare nuk duhet të ngulin këmbë në këtë çështje.

“AAK është e bindur në qëndrimin e saj që në asnjë rrethanë nuk hyn ne koalicion dhe bashkëpunim me VV-në por aleanca punon çdo dite me u arritë një koalicion i partive opozitare dhe me formu qeverinë opozita. Edhe ne bazë të kushtetutës nëse partia e parë dështon me kriju qeverinë posti i kryeministrit takon partisë së dytë dhe mendoj se nuk duhet asnjë parti opozitare me ngule këmbë pozitën e kryeministrit për me bë një koalicion opozitar. Nëse e shohim situatën e Kosovës nuk duhet të vendosen kushte për me marrë pozitën e kryeministrit por duhet me punu pa kusht me arritë një koalicion me kriju një shumicë parlamentare dhe me formu qeverinë dhe me vazhdu kosovar rrugëtimin e saj euroatlantik, tha Demhasaj për RTV21.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy