BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës! “Qeveria po mbështet fajtorët dhe po fajëson padrejtësisht ish-zyrtarët”

by Nexhat

BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës pas tragjedisë në objektin Puls në Koçani, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme. Partia kërkon hetime të pavarura dhe transparente për përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani, ku humbën jetën 59 persona. Partia akuzon institucionet përgjegjëse për mosveprim dhe fshehjen e të vërtetës, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme në këtë objekt.

banner

“Faktet janë gjithnjë e më të qarta: disa profesionistë brenda policisë së Koçanit nuk mund të heshtnin përballë shkeljeve të hapura dhe kishin dërguar informacione të shkruara për problemet në objektin PULS. Këto dokumente janë problemi më i madh për Qeverinë dhe strukturat e saj policore, sepse nuk mund të injorohen. Pikërisht për këtë arsye, këto struktura, me mbështetjen e Qeverisë, po punojnë ditë e natë për të zbatuar planin e tyre monstruoz për të zhvendosur fajin kudo tjetër, përveçse aty ku është me të vërtetë. Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin.”

Ata thonë se, me cinizëm të skajshëm, po bëhet përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe mbrojtjen e fajtorëve, duke fajësuar padrejtësisht ish-zyrtarë dhe opozitën. Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi.

ARTA BILALI- ISH DEPUTETE

“Strukturat policore, me ndihmën e Qeverisë, po krijojnë një histori të re ku asnjë drejtues policor, asnjë shef, asnjë komandant nuk është fajtor. Përkundrazi, akuzohet një ish-ministër i ekonomisë, një person që nuk ka shkelur kurrë në Koçan dhe që nuk ka pasur asnjë kompetencë për inspektimin e objekteve apo për kontrollin e lokaleve. Këtu shfaqet monstruoziteti i këtij plani.”

Në reagimin e saj, BDI kërkon hetime të pavarura dhe transparente mbi përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe të gjitha palëve që kanë pasur dijeni për shkeljet në objektin Puls. Ata kërkojnë që të bëhet një proces i ri hetimor, që të hetohen personat që mund të jenë përpjekur për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar rezultatet e hetimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy