Në një prononcim për media, Peci ka thënë se këto sulme në Zveçan janë duke ndodhur herë pas here, duke thënë se qëllimi i tyre është të sjellin frikë për qytetarët.
Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndjejnë panik .
Ndërkohë, Peci tha se sulmuesit dyshohen se janë i të njëjtit grup.
“Këto sulme në komunën e Zveçanit janë të ditura që herë pas here janë duke ndodhur, mirëpo këtë sulm terrorist e dënojmë ashpër, ne mendojmë se këtë e kanë vetëm për qytetarët për të shti frikë mirëpo unë e kam një kërkesë mos te ndijën vetën në panik. Policia e Kosovës meniherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithçka për momentin është qetë, gjithçka është nën kontrollin e policisë. Sipas disa informatave është edhe grupi i njëjtë dhe vazhdimisht janë duke vazhduar e kanë një qëllim të tillë”, ka deklaruar Peci.
Si pasojë e shpërthimit granatës janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.