Nisja e formimit të institucioneve, opozita ia shqipton një vërejtje Osmanit

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklarim për gazetarë të premten tha se brenda afatit 30 ditor do ta thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi një ditë më parë KQZ certifikoi rezultatet.

Ajo shtoi se kur të thirret seanca duhet të jetë e suksesshme.

banner

“Për momentin ekipi im ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitjen e kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme. Pra, të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Gjithçka do bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund të jap një datë sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta kemi”, tha ajo.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i zgjedhur i PDK’së, juristi Përparim Gruda. Sipas tij, roli i presidentes në konstituimin e kuvendit është pasiv dhe se ajo nuk ka të drejtë të thotë që do të sigurohet që seanca të funksionojë.

Gruda ka thënë se këtë e bëjnë deputetët e zgjedhur.

“Presidentja që ta sqarojmë për publikun ka rol tërësisht pasiv në konstituimin e Kuvendit, vetëm e thirrë seancën e parë, nuk ka të drejtë me thonë unë do të sigurohem që funksionin ose s’funksionon. Atë e bëjmë ne që jemi zgjedhur si deputetë. Po ashtu ka rol edhe me rastin e nominimit të kandidatit për kryeministër herën e parë. I vetmi rol aktiv që Kushtetuta jonë ia njeh presidentit ose presidentes së Kosovës është në rundin e dytë, është një koncept aty në Kushtetutë dhe që është bartur në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që të kujdeset që vendi mundësisht mos të shkojë në zgjedhje” ka thënë ai.

Gruda ka thënë se vota e deputetit është e lirë.

“Por prapë ka një interepretim të gabuar që bëhet që zakonisht, është me i siguru nënshkrimet …te presidentja…, ajo nuk lejohet në asnjë vend, sepse vota e deputetit është e lirë dhe nuk mundesh me thonë, filani voton kështu, fisteku kështu sepse ajo do të ishte mandat i detyruyeshëm që ka qenë në kushtetutat e ish vendeve komuniste është quajt mandat i detyrueshëm”, ka vlerësuar Gruda.

Ndryshe, sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.

Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, në një përgjigje për media.

“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.

Por, nuk bëhet e ditur nëse ka përfunduar analiza e ekipit ligjor të presidencës që seanca të jetë e suksesshme kur të thirret.

Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy