Regjistrohet adoptimi i qenit të 1000-të, janë sterilizuar dhe kastruar 4000 të tjerë

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, vizituan Qendrën për trajtimin e qenve endacakë, ku është shënuar adoptimi i qenit të 1000-të.

Me këtë rast u tha se në kryeqytet janë rreth 3500 deri 4000 qen endacakë.Kryetari Rama tha se komuna ka bërë një punë të madhe në menaxhimin e qenve endacakë, duke vënë në dukje se në katër vitet e fundit janë kastruar, vaksinuar dhe sterilizuar katër mijë qen endacakë.

banner

Ai kritikoi mungesën e përkrahjes nga pushteti i niveli qendror, duke shtuar se pavarësisht premtimeve për ndarjen e 9.8 milionë eurove për këtë problem, deri më tani nuk është shpenzuar asnjë shumë për komunat.

Rama tha se do të ketë gjoba për ata që nuk i përmbahen kontratës, dhe gjoba do të jetë 3000 euro.
“Po e e japim për adoptim qenin e 1000-të. Kjo është një punë e madhe, të cilën e kemi kryer dhe po vazhdojmë që ta kryejmë si kryeqytet për qytetarët. E dimë që kemi pasur sfida të mëdha me qentë endacakë dhe kemi sfida. Qeverisja e kaluar për tetë vjet i ka vaksinuar dhe sterilizuar vetëm 500 qenë, ndërsa ne për këto tri vjet kemi arritur që katër mijë qen t’i kastrojmë, vaksinojmë dhe sterilizojmë. Kemi ndërtuar strehimoren dhe punë e madhe është bërë për të ndihmuar gjendjen në terren. Po e bëjmë gjithë këtë punë pa asnjë ndihme nga niveli qendror. Ata kanë thënë se janë ndarë 9.8 milionë euro, por deri me sot kanë shpenzuar zero buxhet në ndihmë komunës së Prishtinës dhe komunave të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy