Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur për të ardhmen e Antony pas ‘ringjalljes’ së tij tek Real Betisi.
Antony iu bashkua Real Betisit në formë huazimi gjatë janarit, pasi dështoi që të impresiononte tek ‘Djajtë e Kuq’ nën drejtimin e Erik Ten Hag dhe Ruben Amorim.
Sidoqoftë, që prej ardhjes së tij në Spanjë, braziliani ka hapur një faqe të re dhe tashmë po shkëlqen për Manuel Pellegrinin me kontribut në tetë gola pas 12 ndeshjeve.
Për këtë arsye janë ngritur pyetje sa i përket rikthimit të mundshëm të tij tek Unitedi sezonin e ardhshëm.

Amorim tani i është përgjigjur këtyre pyetjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e brazilianit, pasi Betisi nuk ka klauzolë të blerjes të përfshirë në marrëveshje.
“Rikthimi i Antony? Po e planifikoj të ardhmen por nuk dua të flas për të ardhmen për momentin. Vetëm dua të fokusohem tek ndeshjet”, ka thënë Amorim.
Real Betisi do të shpresojë ta fitojë Ligën e Konferencës ktëtë sezon dhe Antony do të jetë një ndihmesë e madhe për ta në këtë drejtim.