Sorensen takohet me Bomberger në Hagë, diskutojnë mbi analizat ADN dhe çështjen e personave të zhdukur

by Nexhat

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sorensen e cilësoi takimin si shumë produktiv, duke vlerësuar punën e ICMP-së në analizat më të avancuara të ADN-së.

banner

Ai theksoi rëndësinë e këtyre analizave në procesin e identifikimit të personave të zhdukur dhe gjetjes së zgjidhjeve për familjet që ende presin drejtësi.

“Takim interesant sot me @KatBomberger në @TheICMP në Hagë. Mora një pasqyrë shumë të mirë mbi punën e tyre në analizat më të avancuara të ADN-së, të cilat janë thelbësore për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me personat e zhdukur”, shkroi Sorensen në rrjetin social X

EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue>
Interesting meeting with@KatBomberger at@TheICMP in The Hague today. Got a very good insight in their work on state-of-the-art DNA analysis crucial to resolving issues related to Missing Persons’ cases.

Image

Image

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy