Randal Kolo Muani është bashkuar me Juventusin në janar si huazim nga PSG, por duket se sulmuesi francez do të largohet vetëm pas gjashtë muajsh nga Zonja e Vjetër.
Gjiganti italian synon që ta zgjasë huazimin e francezit edhe për një tjetër sezon me mundësi blerje, por gjërat janë komplikuar kohëve të fundit.
Paraqitjet shumë të mira të sulmuesit francez në Itali kanë ngjallur interesimin e top klubeve angleze për të.
Sipas asaj që ka raportuar TBR Football, Kolo Muani është në listën e dëshirave të top klubeve angleze si Chelsea, Liverpool, Arsenal, Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Aston Villa.
Të gjitha këto skuadra duan ta freskojnë repartin ofensivë dhe e shohin francezin si vlerë të shtuar.
Kjo i komplikon planet e Juventusit, pasi klubet angleze janë të gatshme të paguajnë deri në 60 milionë euro për të, ndryshe nga Juventusi që synon huazimin me të drejtë blerje
PSG nga ana tjetër synon vetëm shitjen përfundimtare të ylli francez në mënyrë që të mbledh fonde për transferime të reja.
Kolo Muani në 11 ndeshje me Juventusin ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë