Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, ZRRE paraqet hapat që do të ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve

by Nexhat

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) shpreh falënderimet e saj më të sinqerta për çdo konsumator dhe palë të interesuar që morën pjesë në procesin konsultativ dhe kontribuan me komente të vlefshme për raportet e publikuara.

Për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ofruar informacion të qartë dhe të detajuar, ZRRE paraqet më poshtë hapat që do të ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve të ngritura nga të gjitha palët e interesuara gjate periudhës se konsultimit publik

banner

“ZRRE-ja është e angazhuar për një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke e mbajtur komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nga data 4 prill deri 10  prill do të organizohen takime bilaterale, ku do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE.

Poashtu, palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

Më 11 prill, do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ.

Ndryshe, shtrenjtimi i energjisë elektrike është paralajmëruar se do të jetë për 15 përqind.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy