Trump akuzon BE-në se po tenton të ia “hedh” SHBA-së!

by engel

Donald Trump ka firmosur dje vendimin me të cilin vendosen tarifa të reja doganore nga 10 deri në 49 për qind për partnerë tregtarë në mbarë botën hyjnë në fuqi sot (03.04).

Gjatë fjalimit në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë Trump tha se vendimi për tarifat doganore shënon ditën “e rilindjes së industrisë së Amerikës” duke shtuar se plani i tij “do ta bëjë Amerikën përsëri të pasur”. Trumpi e quajti planin për tarifat doganore “deklaratë të pavarësisë ekonomike”. Trump i akuzoi partnerët e ngushtë tregtarë se me politikën e tyre doganore “plaçkitin dhe dhunojnë” SHBA-në. Presidenti pretendoi se tarifat shtesë do të krijojnë vende pune në SHBA dhe do të stimulojnë ekonominë vendase.

banner

“Ata e bëjnë këtë ndaj nesh, ne e bëjmë ndaj atyre”, tha Trump-i, duke shpjeguar se SHBA po mbrohet vetëm nga tarifat e vendosura në industritë e saj. Trump kritikoi edhe vende si Tajlanda, India, Bashkimi Evropian, Koreja e Jugut dhe Japonia për keqtrajtimin ekonomik të SHBA-së.

Tarifat e reja doganore amerikane prej 25 për qind për makinat nga BE-ja prekin veçanërisht Gjermaninë ku prodhohen makinat e markave Volksëagen, BMë dhe Mercedes-Benz. Të prekur janë edhe prodhuesit e furgonëve, të motorëve, të baterive me litium dhe të pjesëve të tjera për automjete si gomat apo amortizatorët.

Pas rritjes në shkallë të gjërë të tarifave doganore nga presidenti amerikan Donald Trump, Bashkimi Evropian do të diskutojë se si të përgjigjet. SHBA-ja shpalli tarifa prej 20 për qind ndaj mallrave nga BE-ja. Udhëheqja e BE-së deklaroi se synon të përgjigjet me kundërmasa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy