Kërkesa e Osmanit që t’i hiqet taksa SHBA’së ende se ka vëmendjen e tij, Trump i bën publicitet Vietnamit

by Nexhat

Masa tregtare që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur në raport me të gjitha shtetet e botës, ka nxitur diskutim të madh edhe në Kosovë, meqë doli që edhe Kosova kishte një taksë tregtare ndaj SHBA-së prej 10%,

Presidentja kosovare, Vjosa Osmani, përmes një reagimi publik, ka kërkuar të enjten që Qeveria e Kosovës të heq një taksë të tillë ndaj Amerikës, veprim ky që ka nxitur një përplasje presidencë-qeveri, meqë ekzekutivit nuk i ka pëlqyer mënyra se si shefja e shtetit ka kërkuar diçka të tilllë publikisht. 

banner

Disa kongresmenë amerikanë që kanë parë kërkesën e Osmanit, e kanë vlerësuar pozitivisht dhe kanë thënë se është edhe një shembull për Evropën. 

Megjithatë duket se kjo informatë ende s’i ka arritur presidentit amerikan, Donald Trump. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar sot vetëm për një bisedë që ka pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili ka treguar se Vietnami  dëshiron të çojë në zero tarifën ndaj SHBA, nëse do të arrijnë një marrëveshje për diçka të tillë. 

“Unë e falendërova atë në emër të SHBA, dhe thash që pres të takohemi në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Trump. 

Trump kishte vendosur një tarifë prej 48% ndaj Vietnamit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy