Policia britanike ngre akuza ndaj komedianit Russell Brand për sulme seksuale

by engel

Policia britanike akuzoi të premten Russell Brand për përdhunim dhe sulm seksual, pas një hetimi intensive 18-mujor, kur katër gra pretenduan se ishin sulmuar nga komediani kontrovers.

Policia Metropolitane e Londrës tha se Brand, 50 vjeç, përballet me një akuzë për përdhunim, një për sulm të pahijshëm, një për përdhunim oral dhe dy për sulm seksual.

banner

Veprat e supozuara përfshijnë katër gra dhe ndodhën midis viteve 1999 dhe 2005 në Londrën qendrore, si dhe në qytetin bregdetar anglez të Bournemouth.

Policia tha se hetimi mbetet i hapur dhe i bëri thirrje kujtdo që ka informacione rreth çështjeve të kontaktojë forcat e rendit.

Në shtator 2023, mediat britanike Channel 4 dhe Sunday Times, publikuan pretendimet e katër grave për sulme seksuale ose përdhunime nga Brand. Akuzueset nuk janë identifikuar.

Komediani, autori dhe aktori i “Get Him To The Greek”, i ka mohuar akuzat, duke thënë se marrëdhëniet e tij kanë qenë “gjithmonë konsensuale”.

I njohur për shakat e tij të shfrenuara dhe të rrezikshme në standup, Brand bëri emisione në radio dhe televizion dhe shkroi kujtime që përshkruanin betejat e tij me drogën dhe alkoolin. Ai u shfaq në disa filma të Hollivudit dhe ishte martuar për një kohë të shkurtër me yllin e popit, Katy Perry midis 2010 dhe 2012.

Vitet e fundit, Brand është zhdukur kryesisht nga mediat kryesore, por ka krijuar ndjekës të mëdhenj në internet me video që përziejnë mirëqenien dhe teoritë konspirative. Së fundmi ai tha se ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara. Brand do të paraqitet në një gjykatë në Londër më 2 maj.

Jasëant Narëal, i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës Britanike, tha se prokurorët “shqyrtuan me kujdes provat pas një hetimi policor mbi akuzat e bëra pas transmetimit të një dokumentari të Channel 4 në shtator 2023.”

“Ne kemi arritur në përfundimin se Russell Brand duhet të akuzohet për vepra penale, duke përfshirë përdhunimin, sulm seksual dhe sjellje të pahijshme,” tha Narëal.

“Prokuroria e Kurorës u kujton të gjithëve se procedimet penale janë aktive dhe i pandehuri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë.”

Në janar, BBC u kërkoi falje anëtarëve të stafit të cilët ndjeheshin të paaftë të ankoheshin për sjelljen e Brand për shkak të statusit të tij të famshëm. Brand kishte dy shfaqje javore radiofonike në BBC nga 2006 deri në 2008 dhe punoi periodikisht në një numër projektesh afatshkurtra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy