Sot do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 15:00.

by engel

Organizuesit e protestës iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste kundër shtrenjtimit për 15% të rrymës që u paralajmërua nga Zyra e Rregullatorit Energjik.

“Ju ftojmë te bashkoheni në protestën e 5 prillit kundër propozimit te ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës elektrike për 15%. Ne konsiderojmë këtë proteste si një manifestim te mllefit te klasës punëtore kundër degradimit te mirëqenies së shumicës. Kjo proteste, është shprehje e zemërimit kolektiv ndaj pasurimit e grumbullimit te kapitalit nga kompania private KEDS. Monopoli privat nuk kalon! 15% nuk kalon! Shihemi te Sheshi Skenderbeu ne ora 15:00!”, thuhet në thirrjen e grupit “KEDS t’i kthehet Kosovës”.

banner

Rryma mund të shtrenjtohet nga prilli dhe me këtë rritje të çmimit të rrymës mund të rriten edhe çmimet në treg, përfshirë çmimet e bukës, qumështit, vajit e produkteve tjera.

Kundër kësaj këto ditë ka pasë protesta edhe prej aktivistëve.

Një grup prej 12 vetash nga të iniciativa “Asnji Cent Ma Shumë”, që bllokuan dyert e ZRRE-së, u arrestuan nga policia të mërkurën.

ZRRE dje tha se ka zhvilluar takime konsultuese me palët e interesit të cilat kanë komentet e tyre. Në këtë takim s’morën pjesë përfaqësuesit e iniciativës “‘Asnji Cent Ma Shumë”.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Propozimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës erdhi pasi tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan ZRRE-së rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy