Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën përmes një videoje të animuar të shpërndarë në rrjetet sociale. Në këtë video, Rama inskenon një “dialog” mes liderëve të opozitës: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj, ku përshkruhen në një bisedë komike dhe kritikuese për politikën e Shqipërisë
Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?
Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!
Basha: Revolucioni ka ardhur! 7×7=313
Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!
Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!
Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!
Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!
Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.
Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!
Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.
Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.
Lapaj: E di atë!
Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!
Lapaj: Ashtu jam!
Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!
Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!
Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.