“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

by Nexhat

Katër pelegrinë serbë janë arrestuar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës, pas një kontrolli në automjetin e tyre që nxori në pah materiale të dyshimta dhe të ndjeshme për sigurinë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit, policia iu gjeti një hartë të Republikës së Kosovës, fotografi të personave të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative.

banner

Me vendim të prokurorit, katër personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar qëllimet e qëndrimit të tyre dhe mundësinë e ndërlidhjes me struktura të rrezikshme.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndau në Facebook fotografinë e hartës së gjetur dhe lavdëroi angazhimin e zyrtarëve policorë për parandalimin e një operacioni të mundshëm me prapavijë të dyshimtë

“Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe… Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut”, ka shkruar ndër të tjera Graishta.

Rasti ka rikthyer shqetësimin për sigurinë në zonat kufitare dhe për aktivitetet e mundshme të grupeve të lidhura me strukturat ilegale serbe. Policia e Kosovës ka siguruar se do të vijojë me vigjilencë të shtuar dhe hetime të thelluara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy