Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”

by Nexhat

Katër shtetas serbë “pelegrinë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në territorin e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Raportohet se ata kishin për qëllim spiunazhi dhe krijim të destabilitetit.

banner

Në mesin e të arrestuarave sipas Qeverisë një prej tyre ishte toger i policisë së Serbisë dhe tjetri kapiten i ushtrisë së këtij vendi.

Tëvë1 ka siguruar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarave, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.

Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.

Atyre sipas dokumenteve të siguruara nga Tëvë1, u është gjetur edhe një fotografi e tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës të kryer nga grupi i kryesuar nga Milan Radoiçiq

Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Qeveria në detyrë e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Aty thuhet se arrestimi i këtyre “pelegrinëve” dhe sulmet në veri kërkon rritje të vigjilencës së institucioneve.

“Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarave u është gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy