Kurti reagon sërish: Radojçiq kryetar ‘de facto’ i Listës Serbe – përpjekje për sabotimin e konsolidimit të institucioneve

by Nexhat

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndau në Facebook komunikatën e Qeverisë së drejto ku thuhet se Beogradi po përpiqet të pengoë konsolidimin e institucioneve.

Kurti ka thënë se Milan Radojçiq tash është kryetar ‘de facto’ i Listës Serbe, që shënjestër kanë disa deputetë të pakicave joserbe.

banner

Për këtë Kurti e ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

“Pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, për çfarë kemi informuar në konferencë për media bashkë me ministrin Nenad Rashiq me datë 9 mars 2025, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës, më 24 shtator 2023, ishte nënkryetar “de jure” i Listës Serbe, kurse tani është kryetar “de facto” i këtij subjekti politik. Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe. Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këtë, dhe kjo ishte njëra ndër çështjet që shqyrtuam në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy