Man City shënjestron Wirtz si zëvendësuesin e De Bruyne

by Nexhat

Manchester City ka identifikuar mesfushorin ofensiv të Bayer Leverkusen dhe Gjermanisë, Florian Wirtz, si pasuesin ideal të Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

21-vjeçari Wirtz, i cili ka qenë një nga yjet kryesorë të skuadrës së Leverkusenit këtë sezon, është vënë në radarët e kampionëve të Premier League, ndërsa ata përgatiten për një epokë të re pas largimit të De Bruyne, i cili tashmë është 33 vjeç.

banner

Belgu ka qenë një figurë kyçe për sukseset e City në dekadën e fundit, duke ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të fitojë disa tituj vendorë dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, ishte vet belgu që para pak ditësh njoftoi se ky ishte sezoni i tij i fundit me skuadrën e Cityt.

Wirtz ka treguar një formë mbresëlënëse në Bundesliga, duke kontribuar me gola dhe asiste, si dhe duke u shquar për vizionin, kreativitetin dhe aftësinë për të ndikuar në lojë që nga mesi i fushës. City e sheh atë si një investim strategjik për të ruajtur stilin e lojës dhe nivelin konkurrues në vitet që vijnë

Nuk dihet ende nëse Leverkuseni do të jetë i gatshëm të lërë të largohet talentin e tyre më të madh, veçanërisht nëse ata përfundojnë sezonin me titull, por interesi i City mund të sjellë një ofertë të parezistueshme në tavolinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy