Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Pritet mot i kryesisht i vranët me intervale me diell.

banner

Më poshtë moti për secilën ditë veç e veç.

E Hënë, 07, Prill 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 1°C deri në 4°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.

E Martë, 08. Prill 2025

Parashikohet mot me vranësira te shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

E Mërkurë, 09.Prill 2025

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 °C deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 9°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E Enjte, 10. Prill 2025

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte, 11. Prill 2025

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell .Temperaturat minimale . të lëvizin nga 0°C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy