Ivan Videnoviq, një nga figurat më të zëshme pro-evropiane në Serbi dhe ish-profesor në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Beogradit, ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për vendosjen e flamurit të Kosovës në një kontekst që ai e cilëson propagandistik.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Videnoviq krahasoi flamurin me simbole të tjera që, sipas tij, janë përdorur për të manipuluar opinionin publik.
“Ky flamur është propagandë e Vuçiqit. Njësoj si Informer, Alo, Pink dhe Happy. Njësoj si treni i lyer me ikona që arrinte në Rashkë. Njëjtë si qytetet e ngjeshura dhe fasadat me slloganin ‘Kur ushtria kthehet në Kosovë…’”, tha ai.
Ai vazhdoi duke përmendur projekte dhe simbole që lidhen me qeverinë serbe, të cilat sipas tij përfaqësojnë fasadën e një politike boshe
“Njëjtë si Beogradi mbi ujë, ku lyerja është e ndaluar sepse piktura me tri ngjyra është për vendbanimet e varfra. Është njësoj si kulla mbi të cilën shkruajnë njerëz të keqinj e të sëmurë se nuk jemi të gjithë popull lëpirës dhe gjenocidal. Njësoj si festa fiktive e flamurit me Dodikun. Njësoj si ato mizat e pista plastike që mbështolli veten në ndërtesën e Presidencës. Njësoj si i pa llogaridhënie Simo Spasiq”, u shpreh Videnoviq.