Prokuroria nis hetimet për rastin në Veternik: Po bëhet shqyrtimi i plotë i rrethanave të kësaj ngjarje tragjike

by Nexhat

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës. Lidhur me rastin është arrestuar një person, ka njoftuar sot Policia përmes raportit 24 orësh.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se kanë nisur hetimet

banner

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Prokuroria

Punëtori që vdiq është Fatlum Haradini, 40 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me pikëllim të madh, ju njoftojmë se sot, pas një aksidenti në punë, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Fatlum Xh. Haradini,” thuhet në njoftimin e familjes.

Detajet lidhur me ditën dhe orën e varrimit do të bëhen të ditura në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy